Nuk gabon Barcelona, shkëputet 10 pikë nga Reali

Sport January 06, 2019 - 23:16
Lexo Detajet

Java e 18-të e Primera Division dha rezultate të favorshme për Barcelonën, që në sfidën përmbyllëse të mbrëmjes fitoi 1-2 në fushën e Getafes, duke krijuar një distancë edhe më të ndjeshme me rivalët për titullin kampion, Realin, Atleticon dhe Sevillan, me të tre ndjekësit që nuk arritën merrnin rezultatet që kërkonin.

Barcelona dha përshtypjen se do t’i kishte të lehta tri pikët, pasi shënoi dy gola në pjesën e parë me të zakonshmin Lionel Messi dhe Luis Suarezin.

Gjithsesi,  në fund të këtij fraksioni Mata hapi ndeshjen me golin e 1-2. Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë edhe më e bukur, me raste në të dyja portat por rezultati mbeti i pandryshuar. “Blaugranat” më këtë sukses ngjitën në kuotën e 40 pikëve, 5 më shumë se Atletico e Madridit dhe 10 më tepër se Reali i vendit të pestë. Në pozicionet 3 dhe 4 renditen Sevilla e Alaves respektivisht me 33 dhe 31 pikë.