Candreva drejt largimit nga Interi

Sport January 06, 2019 - 16:50
Detajet

Vetëm 7 paraqitje gjatë gjithë pjesës së parë të sezonit, dëshmojnë qartë se Antonio Candreva nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Interit, Luciano Spalletti.

Për këtë është bindur edhe vetë anësori arbëresh, i cili tashmë po mendon seriozisht të largohet nga klubi zikaltër, që gjatë merkatos së dimrit.

Sipas mediave në Itali, së fundi ndaj Candrevës ka shprehur interes skuadra e West Hamit në Angli, me trajnerin Manuel Pellegrini, që ka shprehur simpatinë për italianin edhe herë të tjera.

Dëmtimi i Yarmolenkos ka bërë që drejtuesit e klubit anglez të shohin pikërisht Candrevën si elementin e duhur për ta zëvendësuar dhe kanë bërë gati një ofertë prej 12 milionë eurosh për kartonin e tij.

Nga ana tjetër, zikaltrit paguan plot 23 milionë euro për kartonin e tij te Lazio në vitin 2016 dhe pas më tepër se dy sezonesh, do të jenë të gatshëm të pranojnë këtë ofertë, duke parë edhe moshën e sulmuesit.