Tare ia hap dyert yllit tjetër shqiptar te Lazio

Sport January 06, 2019 - 12:19
Drejtori sportiv, Igli Tare, është i njohur për transferimet e bujshme, por edhe afrimin e shumë futbollistëve shqiptarë.

I fundit që mund të transferohet është Elseid Hysaj, i cili po ka probleme te Napoli për të gjetur një vend titullari.

“Hysaj është një njohje e vjetër e Igli Tares që në kohën kur ai luante me Empolin. Ai është ende 23-vjeç''.

''Është e vështirë që De Laurentiis (presidenti i Napolit) ta shesë atë, pavarësisht raporteve të shkëlqyera që ka me Lacion''.

Image

''Situata e tij (Hysajt) është e njëjtë me atë të Davide Zappacostas te Chelsea me teknikun e tij Maurizio Sarri”, shkruan “Il Messaggero”.