'Fair Play' financiar, FIFA kundër UEFA-s

Sport January 04, 2019 - 15:03
Detajet

Zvonimir Boban, zëvendës sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, si dhe krahu i djathtë i presidentit Gianni Infantino, njihet si një njeri që i flet gjërat qartë dhe troç, dhe këtë radhë pozicionohet qartë kundër UEFA-s.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, legjenda e Milanit është i destinuar të bëjë bujë me deklaratën e tij, kundër "Fair Play"-t financiar, një sistem i vendosur nga UEFA, i kundërshtuar nga shumë klube në Europë.

“Nëse nuk ka rregullime në 'Fair Play' Financiar, skuadra si Interi dhe Milani do të luftojnë gjithmonë të ringrihen, e të futen sërish në rrugën e duhur. Do të jetë e vështirë për to, por edhe për shumë ekipe që duan të konkurrojnë në nivelet më të larta.

Nuk mund të them shumë për punën që është bërë në 10 vitet e fundit për të siguruar pastërtinë e llogarive financiare në futboll, por këto rregulla nuk mund të ndalojnë investimet e reja", deklaroi Boban.