Milani kërkon huazimin e Carrascos

Sport January 04, 2019 - 10:39
Detajet

Milani dëshiron që të transferojë në formë huazimi me të drejtë blerjeje sulmuesin e Dalian Yifangut, Yannick Carrasco, transmeton zeri.info

Reprezentuesi belg iu bashkua klubit kinez në shkurt të vitit të kaluar, por së fundmi është raportuar se futbollisti e dëshiron rikthimin në Evropë.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Carrasco është emri i parë në listën e objektivave të gjigantit italian.

Leonardo dhe Paolo Maldini shpresojnë që të nënshkruajnë me 25-vjeçarin në formë huazimi me të drejtë blerje, për shkak se nuk guxojnë të shpenzojnë para të majme për shkak të “Fair-Play”-t financiar.

Sidoqoftë, problem për këtë transferim mbetet paga e tij vjetore prej 11 milionë eurosh, e cila duhet të ulet nëse ai arrin marrëveshje me Milanin./Zëri