Milani dështon përsëri

Sport December 26, 2018 - 14:40
Detajet

Milani është ndaluar në barazim pa gola në udhëtim te Frosinone, transmeton zeri.info

Kjo është ndeshja e katërt radhazi e Milanit në Serie A që nuk arrin dot të gjejë rrjetën.

Mysafirët patën disa raste mjaft të mira për të shënuar, por nuk arritën dot t’i konkretizonin.

Ndërkohë, vendasit rrezikonin përmes kundërsulmeve.

Por, pavarësisht rasteve të të dyja ekipeve, ndeshja u mbyll me rezultatin e bardhë 0:0./Zëri