Ylli i Barcelonës: Jam duke u lutur për rikthimin e Neymarit

Sport December 26, 2018 - 10:31
Detajet

Mesfushori i Barcelonës, Arthur thotë se është duke u lutur për një rikthim sensacional të Neymarit te klubi katalonjas, transmeton zeri.info

Ylli brazilian ishte transferuar për një shifër rekorde të transferimit prej 222 milionë eurosh te Paris Saint-Germaini gjatë verës së vitit 2017, por gjatë kësaj kohe ka pasur thashetheme se ai nuk ndihet i lumtur në Fracnë dhe se mund të largohet nga parisienët.

“Personalisht unë jam duke u lutur që ai të vijë sepse ai është një yll, është i jashtëzakonshëm”, deklaroi Arthur.

“Mendoj se sa më shumë lojtarë të mëdhenj që të ketë skuadra, aq më mirë”, shtoi mesfushori, i cili u transferua te Barcelona gjatë verës së kaluar./Zëri