I jashtëzakonshmi Messi, shikoni çfarë statistike regjistron këtë sezon me Barcën

Sport December 24, 2018 - 21:15
Lajmet e fundit nga sporti

Lionel Messi, nëse jo më i miri, është padyshim në top tre lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Ai po vazhdon që për më shumë se dhjetë vite radhazi të luaj në top nivelet e futbollit.

Edhe këtë sezon ai ka vazhduar të mahnitë të gjithë, edhe pse në renditjen për topin e artë përfundoi në pozitën e pestë.

Statistikat e Leos demantojnë këto statistika dhe tregojnë se ai edhe këtë sezon ka qenë më vendimtari.

Përveç se ka fituar Këpucën e Artë dhe ka treguar lojë të mrekullueshme, ai ka qenë vendimtar për Barcën.

Sipas “Opta” Messi ka qenë i përfshirë në 47.6% të  147 golave të shënuara nga Barca në të gjitha kompeticionet, transmeton lajmi.net.

Ai ka shënuar plot 47 gola dhe ka shtuar 23 asistime për skuadrën nga “Camp Nou”.

Në rast se vazhdon me këso paraqitje, ai padyshim se do të kthehet për Topin e Artë.