Rexhepi: Nuk erdha për para te Llapi, ky është objektivi ynë kryesor

Sport December 19, 2018 - 17:20
Detajet

Xhengis Rexhepi është emëruar këtë të mërkurë si kryetrajner i ri i Llapit, shkruan Gazetasheshi.com.

Rexhepi e ka dhënë dekoratën e parë si trajner i Llapit në një konferencë të organizuar për media në Podujevë.

“Dua që ta falënderojë kryesinë e klubit, lojtarët, tifozët dhe qytetarët e Podujevës. Për mua është nder që të jem pjesë e Llapit pasi që dita-ditës po bëhet klub profesional, klub që synon titullin dhe Evropën. Dua që t’i përgëzojë edhe trajnerët që kanë punuar më herët. Nuk ka qenë e lehtë që të vendos për Llapin pasi që kishte oferta të tjera nga Kosova dhe Maqedonia si dhe kisha oferta që të shkoja në Evropë si ndihmës-trajner. Kryetari i klubit më ka bindur që të vijë dhe një bisedë e fundit me Tahir Batatinën. Nuk ka qenë në pyetje ana financiare, por idetë e përbashkëta. Premtoj maksimumin te Llapi dhe shpresoj që së bashku do t’i arrijmë qëllimet. Shpresoj se me një frymë të re dhe me ndihmën e Zotit do të kemi sukses”, ka thënë Xhengiz Rexhepi në prononcimin e parë për media.

Ky trajner e zëvendëson Bekim Shotanin e larguar ditën e djeshme nga skuadra.

Llapi do ta nis pranverën nga pozita e tretë me 35 pikë të tubuara, pesë më pak se lideri Prishtina.