Nuggets vazhdojnë me fitore, pësojnë Lakers

Sport December 19, 2018 - 10:43
Detajet

Denver Nuggets e ka shënuar edhe fitoren e katërt radhazi pas triumfit në shtëpi ndaj Dallas Mavericks me rezultatin 126:118.

Nikola Jokic realizoi 32 pikë, 16 asistime dhe 4 kërcime, derisa në fitoren e Nuggets kontribuoi edhe Jamal Murray, i cili realizoi 22 pikë, 15 asistime dhe 7 kërcime. Ndërkohë, te mysafirët më të dalluarit ishin Harrison Barnes me 30 pikë dhe 4 kërcime dhe Luka Doncic me 23 pikë, 12 asistime dhe 6 kërcime.

LA Lakers ka pësuar humbje në udhëtim te Brooklyn Nets me rezultatin 115:110. Pavarësisht formës së jashtëzakonshme të LeBron James, i cili realizoi 36 pikë, 13 kërcime dhe 8 asistime mysafirët nuk arritën dot të dilnin fitimtarë nga Denveri. Më meritorët për këtë fitore të vendasve ishin D'Angelo Russell me 22 pikë, 13 asistime dhe 4 kërcime dhe Joe Harris me 19 pikë, 4 kërcime dhe 2 asistime.

Rezultatet: Indiana – Cleveland 91:92, Atlanta – Washington 118:110, Brooklyn – LA Lakers 115:110, Denver – Dallas 126:118.