Milani, pas Patos

Sport December 17, 2018 - 11:55
Detajet

Milani ka kthyer vëmendjen kah ish-sulmuesi i tyre Alexandro Pato, i cili momentalisht është pjesë e klubit kinez Tianjin Quanjian, transmeton zeri.info

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Pato është i pari në listën e objektivave të gjigantit italian pas dështimit për transferimin e Zlatan Ibrahimovicit.

Gjithashtu raportohet se braziliani është i gatshëm që të rikthehet te Milani, por atij u duhet që ta ulë ndjeshëm pagën e tij momentale prej 9 milionë eurosh në mënyrë që të transferohet në “San Siro”.

29-vjeçari kishte qenë pjesë e Milanit gjatë periudhës 2007-2013 dhe kishte realizuar 63 gola, derisa kishte fituar edhe një titull të ligës italiane dhe një Superkupën të Italisë./Zëri