ZYRTARE: Ky është fituesi i çmimit ‘Djaloshi i Artë’
Sport
December 17, 2018 - 08:51
Lajmet e fundit nga sporti
Është zbuluar më në fund fituesi i çmimit ‘Djaloshi i Artë’.
Matthijs de Ligt e ka fituar çmimin ‘Golden Boys’ (Djaloshi i Artë).
Mbrojtësi i Ajaxit arriti ta mposht Kylian Mbappen, për ta fituar çmimin e madh për lojtarët e rinj, përcjell “lajmi.net”.
Në listë ishin edhe lojtarët si Justin Kluivert i Romës, Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit, Vinicius Junior i Real Madridit, Patrick Cutrone i Milanit.
De Ligt është një ndër lojtarët më premtues në Evropë, ku është duke u kërkuar nga skuadrat si, Juventus, Barcelona, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.
Ajax është pajtuar ta shet atë në verën e ardhshme, duke përfituar një shumë rreth 60 milionë euro.