Fjalët e Shaqirit pas dy golave ndaj Man Utd

Sport December 16, 2018 - 19:48
Lajmet e fundit nga sporti

Xherdan Shaqiri ia ka fituar Liverpoolit derbin e madh ndaj Manchester Unitedit, për t’u rikthyer në pozitën e parë në tabelën e Premierligës.

Futbollisti kosovar shënoi dy gola pas inkuadrimit në lojë në pjesën e dytë the “Reds” fituan me shifrat 3:1, përcjellë Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, ai u shpreh shumë i lumtur për golat.

“Është një ditë perfekte për mua. Është fillimi më i mirë në histori të klubit dhe ne do të tentojmë të vazhdojmë kështu. Nëse e bëjmë këtë mendoj se do të bëjmë gjëra të bukura”, u shpreh Shaqiri.

Liverpool është i pari në renditjen e Premierligës dhe synimi i vetëm është që të mbetet aty deri në fund.