“Mauri Icardi, një qendërsulmues i përkryer”

Sport December 15, 2018 - 22:35
Lexo detajet!

Trajneri Luciano Spalletti e ka quajtur sulmues të përkryer të qendrës Mauro Icardin, bazuar në paraqitjet e tij të fundit, por insiston se Interi i tij duhet të bëjë më shumë, pas fitores minimale ndaj Udineses të shtunën.

Sulmuesi argjentinas ua siguroi tri pikë të plota zikaltërve me penalltinë e tij “Panenka” në fitoren 1-0 ndaj vizitorëve nga Udine.

“Ai e kompleton punën e skuadrës si një sulmues i përkryer i qendrës”, tha Spalletti për Icardin.

“Në dy ndeshjet e fundit, Icardi ka qenë i përkryer”, tha ai për Sky Sport Ialia.

Zikaltrit vuajtjen ta thyejnë Udinesen deri në vendimin e gjyqtarit, që përmes ndihmës së VAR-it, i dha atyre një penallti në minutën e 76-të. /Express