Chelsea ndalet nga Vidi, Lazio mposhtet nga Eintracht Frankfurt

Sport December 13, 2018 - 21:15
Lexo Detajet

Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim në Hungari te skuadra e Mol Vidit, ndërsa Lazio është mundur në shtëpi nga gjermanët e Eintracht Frankuft, në ndeshjet e xhiros së gjashtë të fazës grupore të Ligës së Evropës.

Skuadra e trajnerit Sarri, ka befasuar duke barazuar 2:2 në udhëtim te hungarezët e Mol Vidi, për të mbyllur këtë fazë me 16 pikë në vendin e parë në grupin G.

Willian dhe Giroud nga goditjet e dënimit shënuan për Chelsean në këtë ndeshje, transmeton lajmi.

Në anën tjetër, Eintracht Frankfurt ka marrë edhe fitoren e gjashtë në grupin H, duke e mundur 1:2 në udhëtim Lazion.

Për Lazion në këtë ndeshje për 75 minuta u paraqit edhe Valon Berisha.