Real – CSKA, ndeshja mbyllet me rezultat befasues!

Sport December 12, 2018 - 20:46
Detajet

Real Madridi është mposhtur nga CSKA Moska në shtëpi me rezultat 0:3, në kuadër të Grupit G të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Los Blancos e kanë siguruar më herët kualifikimin dhe ua dhanë rastin disa lojtarëve të rinj.

Fedor Chalov e ka kaluar ekipin rus në epërsi në minutën e 37-të, kurse Georgi Shchennikov shënoi për 2:0 në minutën e 43-të.

Ndërkaq, Arnor Sigurdsson e vulosi fatin e këtij takimi me golin e shënuar në minutën e 78-të.

Përkundër fitores, CSKA-ja shkon në shtëpi pasi në ndeshjen tjetër të grupit Viktoria Plzen e mundi Romën me rezultat 2:1. /Zëri/