Triumfon Oklahoma

Sport December 11, 2018 - 10:40
Detajet

Oklahoma City Thunder ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Utah Jazz me rezultatin 122:113.

Vendasit e filluan mjaft mirë takimin, duke dominuar në pjesën e parë, të cilën e mbyllën 11 pikë avantazh (57:46).

Loja e mirë e Thunder vazhdoi edhe në çerekun e katërt, ku e shtuan epërsinë edhe për 13 pikë (42:29).

Utah u këndell në çerekun e katërt (38:23), por nuk arriti dot të përmbysë epërsinë e vendasve.

Paul George ishte më i miri te vendasit me 31 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime, derisa në këtë fitore kontribuuan edhe Dennis Schroder me 23 pikë, 6 asistime dhe 4 kërcime dhe Steven Adams me 22 pikë, 7 kërcime dhe 1 asistim.

Te mysafirët më i dalluari ishte Donovan Mitchell me 19 pikë dhe 4 kërcime.

Rezultatet: Indiana – Washington 109:101, Philadelphia – Detroit 116:102, Boston – New Orleans 113:100, Chicago – Sacramento 89:108, Milwaukee – Cleveland 108:92, Oklahoma – Utah 122:113, Dallas – Orlando 101:76, Denver – Memphis 105:99, Phoenix – LA Clippers 119:123, Golden State – Minnesota 116:108, LA Lakers – Miami 108:105.