Ronaldo e sfidon Messin: Eja në Serie A

Sport December 10, 2018 - 11:53
Detajet

Cristiano Ronaldo i ka bërë thirrje rivalit të tij, Lionel Messi që të shkojë në Serie A, transmeton zeri.info

Largimi i Ronaldos nga Real Madridi, jo vetëm që e mbylli aventurën e tij nëntë vjeçare në Spanjë, por edhe rivalitetin e tij personal me yllin e Barcelonës, me të cilin garonin vazhdimisht për “Topin e Artë”.

“Sa i përket Messit, ndoshta jam unë ai që i mungon. Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali dhe për kombëtarin time, derisa ai është ende në Spanjë. Ndoshta ai ka nevojë më shumë për mua. Për mua jeta është një sfidë, më pëlqen dhe më pëlqen që t’i bëj njerëzit e lumtur. Do të doja që ai të vinte në Itali një ditë. Shpresoj që ai t’i pranojë sfidat sikur unë, por nëse ai është I lumtur atje, atëherë e respektoj këtë”, tha Ronaldo./Zëri