River Plate triumfon në 'Copa Libertadores', mposht në mënyrë dramatike Bocan

Sport December 09, 2018 - 23:11
Lexo Detajet

River Plate e ka fituar trofeun e Copa Libertaodres.

River Plate e ka mposhtur Boca Juniorsin në finalen e Copa Libertadores.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 2 me 2, ndërsa ndeshja e dytë që u zhvillua në ‘Santiago Bernabeu’ përfudnoi me rezultatin 3 me 1, raporton “lajmi.net”.

Boca Juniors kaloi fillimisht në epërsi me anë të Dario Benedettos në minutën e 44’, ku me këtë gol skuadrat shkuan në pushime.

River Plate u rikthye në lojë në minutën e 68’ me anë të Lucas Prattos, që i barazoi shifrat në, 1:1.

Ndeshja shkoi në vazhdime për shkak të rezultatit të përgjithshëm 3 me 3, ndërsa River Plate u tregua më efikase.

River arriti ta përmbysë rezultatin në minutën e 109’, ku Juan Qunitero shënoi një gol të jashtëzakonshëm.

Por, vendasit në letër, nuk u ndalën me kaq, pasi shënuan edhe golin e tretë në ndeshje me anë të Gonzalo Martinez.

Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 5 me 3, ndërsa River Plate mori në duar trofeun e Copa Libertadores për herën e katërt në histori.