Reali fiton minimalisht ndaj klubit të fundit në tabelë

Sport December 09, 2018 - 18:01
Detajet

Real Madridi e ka shënuar një fitore mjaft të vështirë në udhëtim te Huesca me rezultatin minimal 1:0, transmeton zeri.info

Madrilenët arritën që të kalonin në epërsi qysh në minutën e tetë me anë të Gareth Bale, gol që doli të jetë vendimtar për gjigandin spanjoll.

Në pjesën e dytë vendasit e vunë shpeshherë në vështirësi Real Madridin, por deri në fund rezultati nuk ndryshoi.

Falë kësaj fitoreje Real Madridi ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 26 pikë./Zëri