Valverde 'qetëson' Interin

Sport December 09, 2018 - 16:23
Detajet

Interi do të presë holandezët e PSV Eindhoven këtë të mërkurë në Ligën e Kampionëve, ku fitorja mund të mos mjaftojë për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-s, nëse edhe Tottenhami ia del të triumfojë në transfertën ndaj Barcelonës.

Gjithsesi për të qetësuar zikaltrit, ka menduar trajneri i katalanëve Ernesto Valverde, i cili ka deklaruar se Barcelona është një skuadër që e respekton maksimalisht Ligën e Kampionëve dhe luan çdo takim për ta fituar.

“Ne jemi një skuadër që e respektojmë shumë Championsin dhe luajmë çdo takim për ta fituar, ndaj Interi duhet të jetë i qetë sepse nuk do të hyjmë në fushë të dorëzuar”, deklaroi Valverde.

Por dilemën nëse do të jetë Lionel Messi në fushën e lojës, trajneri katalan nuk e shoi, madje shtoi se llogaritë e formacionit do t’i bëjë në bazë të interesit të Barcelonës dhe jo të atij të klubit italian.

“Nuk e di a do të luajë Messi, por duhet të dini se unë jam trajner i Barcelonës dhe nuk i bëj llogaritë në bazë të interesit të Interit, por të klubit tim”, theksoi trajneri i Barçës.