I shkuli flokët futbollistit të Arsenalit, ja çfarë do të ndodhë me Fellainin

Sport December 07, 2018 - 14:57
Detajet

Kapja prej flokësh e Marouane Fellainit ndaj Matteo Guendouzit është një çështje që do të zgjidhet mes lojtarëve, sepse FA nuk ka vendosur të marrë asnjë veprim disiplinor ndaj mesfushorit të Manchester Unitedit për gjestin e tij në dyluftimin me mesfushorin e Arsenalit në “Old Trafford”.

Guendouzi e quajti xheloz belgun se ai i ka prerë flokët, ndërkohë që trajneri i Arsenalit, Unai Emery, komentoi me humor:

”Edhe kur unë isha lojtar këto gjëra ndodhnin, por sot i shohim, sepse kamerat janë kudo. Matteo të presë flokët si Fellaini dhe e ka të zgjidhur problemin”.