Abate afër rinovimit?

Sport December 07, 2018 - 10:34
Detajet

Milani pritet t’i ofrojë një kontratë të re mbrojtësit Ignazio Abate, transmeton zeri.info

E përditshmja italiane “Tuttosport” raporton se gjigandi italian është i impresionuar me formën e treguar së fundmi nga Abate dhe nuk përjashtohet mundësia që atij t’i ofrohet rinovimi.

Momentalisht italiani ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit të ardhshëm.

32-vjeçari është mbrojtës i djathtë, por së fundmi ka luajtur në qendër të mbrojtjes në takimet ndaj Lazios dhe Parmës.

Ish-reprezentuesi italian, i cili ishte rikthyer në “San Siro” prej vitit 2009, ka bërë 294 paraqitje deri më tani me kuqezinjtë dhe ka fituar në ligë italiane dhe dy Superkupa të Italisë./Zëri