Shaqiri si Hulku, videoja që po e bën xhiron e botës (VIDEO)

Sport December 03, 2018 - 20:58
Lexo Detajet

Xherdan Shaqiri ishte zëvendësues në fitoren e Reds kundër rivalëve të qytetit me rezultat 1-0. Ish lojtari i Stoke City duket se ka fituar zemrat e turmës në Anfield. Goli i Divock Origi në minutën e fundit bëri që skuadra e Klopp të fitoi, derisa Shaqiri u ngrit në këmbë dhe përplasi pallton e tij në karrige.

Me Jurgen Kloppin që vrapoi në fushë pasi që Divock Origi shënoi golin në fund të ndeshjes në derbin e Merseyside, është e kuptueshme që e keni humbur këtë festë interesante të Xherdan Shaqirit.

Kosovari ishte zëvendësues në fitoren 1-0 kundër rivalëve të tyre të qytetit të dielën por si duket një fans sy shqiponjë i Liverpoolit nuk i ka ikur reagimi i 27 vjeçarit.

Kur Origi shënoi golin e tij të çuditshëm, Shaqiri u ngrit nga banka, dhe përplasi në ajër pallton e tij dhe mandej e përplasi atë para karrigeve të tij.

Ish lojtari i Stoke City duket se ka fituar zemrat e shumë tifozëve prej që kaloi për 13 milionë funte te Reds gjatë verës, kurse festimi i tij ka marrë famë.

“Shaqiri ishte aty për të treguar sa i ‘çmendur është”, ka shkruar një tifozë i Liverpoolit.

Derisa një tjetër tifozë e ka krahasuar Shaqirin me superheroin fiksional, shkruan Gazeta Express

“Shaqiri në një festim ala Hulk”.

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, ishte parë duke hedhur objekte te banka, përfshirë një pako me gota kur mezi fitoi kundër Young Boys javën e kaluar.

Disa e panë këtë reagim të Shaqirit si te trajnerit portugez.

“Morena dhe Salah po feston s’bashku, por Shaqiri festoi në stilin e Mourinhos duke hedhur pallton, Klopp dhe stafi i tij festonin, kurse James Milnerit nuk arrinim t’ia shihnin b....”.

Sulmuesi i Liverpoolit shpesh është bërë viral në internet përfshirë edhe një incident në të kaluarën kur ai drejtoi gisht tek njëri prej stafit të Jurgen Kloppit në MelWood.

“Shaqiri është materiale për meme në internet”, kishte shkruar një tifozë i Reds duke e vendosur videon e tij viral.

Shaqiri shpreson që ta ruaj vendin e tij dhe të starton kundër Burnley në Turf Moor te mërkurën.

">http://

Image
Image