Anglia e di se çka e pret në Kosovë!

Sport December 03, 2018 - 11:01
Detajet

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, thotë se ekipin e tij e presin disa ndeshje të “nxehta” në kualifikimet e Evropianit 2020, shkruan sot gazeta Zëri.

Sipas tij, ekipet më të “vogla” të grupit siç është edhe Kosova do të jenë ekstra të motivuara kur luajnë me “Tre Luanët” përpara një atmosfere të zjarrtë, të cilën do ta krijojnë tifozët, në këtë rast edhe “Dardanët” kur dy ekipet do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Kur luan me ekipe më pak të njohura motivimi i tyre të luajnë me Anglinë është masiv. Posaçërisht ndeshjet që do t’i zhvillojmë në shtëpi të tyre, ku mund të ketë atmosferë të nxehtë. Mirëpo, ne jemi në një moment të mirë si ekip dhe duam të vazhdojmë me formë të njëjtë”, deklaroi fillimisht trajneri anglez.

Image

“Për ta (Kosovën) do të jetë interesante dhe do ta shijojnë këtë eksperiencë të re pasi marrin pjesë për herë të parë. Prandaj e dimë se atje na pret një atmosferë e nxehtë dhe një kundërshtar i vështirë. Ata do të jenë sfidues të mirë për ne”, vazhdoi ai. /Zëri/