Ja çfarë thotë trajneri i Anglisë për Kosovën

Sport December 02, 2018 - 18:02
Detajet

Trajneri i ekipit kombëtar të Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se sfida ndaj Kosovës do të jetë shumë e mirë për "Tre luanët", pas hedhjes së shortit për kualifikime në Kampionatin Evropian, EURO 2020, të dielën në Dublin.

Southgate e ka quajtur histori mahnitëse rrugëtimin e Kosovës në dy vitet e fundit, që prej pranimit në UEFA dhe FIFA më 2016, duke thënë se verdhekaltërve do t'iu pëlqejnë përvoja në një kampanjë si kjo, transmeton Gazeta Express.

Kombëtarja e Kosovës është pjesë e Grupit A për kualifikime në Kampionatin Evropian EUROA 2020 me Anglinë, Republikën e Çekisë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

“Dardanët” kanë shkëlqyer gjatë këtij viti pas nuk din për humbje që nga nëntori i vitit 2017, dhe kanë përfunduar në vendin e parë në Grupin 3 në Ligën e Kombeve duke mos pësuar asnjë humbje.