Gazetari anglez me postim të bukur për Kosovën: Dy dekada pasi e çliruam e kemi në grup

Sport December 02, 2018 - 13:54
Detajet

Kosova mësoi sot gjatë hedhjes së shortit në Dublin se do të bëjë gara në Grupin A për kualifikime në Kampionatin Evropian të vitit 2020. Ndeshjet e këtij grupi do të fillojnë në mars të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojnë në nëntor të po atij viti.

Pasi u bë e ditur se Kosova do të jetë në grup me kombëtaren e Anglisë, filluan edhe reagimet e shumta në rrjete sociale, shkruan Gazeta Express.

Ajo që ra në sy janë edhe fjalët e gazetarit të sportit në AP, Rob Harris, i cili pas shortit postoi në Twitter:

“Kosova në grup me Anglinë në kualifikimet për Euro 2020 – dy dekada pasi Britania luajti rol kyç në luftën ndaj Serbisë, duke detyruar Beogradin të tërhiqet nga Kosova. Grupi A: Angli, Çeki, Bullgari, Mali i Zi, Kosovë”.