Gattuso lëvdon karakterin e Milanit

Sport November 30, 2018 - 10:39
Detajet

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka lavdëruar karakterin e ekipit të tij pas fitores 5:2 ndaj Dudelanget në Ligën e Evropës, transmeton zeri.info

Milani ishte në disavantazh 2:1 në fillim të pjesës së dytë, por arriti që të realizojë katër gola dhe të rrëmbejë fitoren.

“Pas barazimit na kaploi paksa frika. Ne e filluam mjaft mirë, por nuk ka ndeshje të lehta. Dudelange provonte që të luante dhe ata ishin në gjendje që të na vinin në vështirësi”, deklaroi Gattuso.

“Por, më e rëndësishmja ishte që të fitonim. Kur po humbnim 2:1 ekipi reagoi mirë dhe ne shtymë përpara me karakter. E dija që do të ishte e vështirë për t’u bërë”, shtoi ndër të tjera italiani./Zëri