Vetem Pele para Lionel Messit

Sport November 29, 2018 - 22:45
Lexo lajmet e fundit nga sporti

Lionel Messi realizoi një super gol në ndeshjen kundër PSV Eindhoven, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ai ishte goli i gjashtë i tij në tri ndeshje të cilat ai u paraqit në Ligën e Kampionëve këtë edicion dhe i 106 në total në këtë kompeticion.

Kësisoj, Messi ka barazuar Gerd Muller i cili ka realizuar plot 565 gola në fanellën e Bayern Munich, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Por, para argjentinasit tashmë është edhe një “kundërshtar” për tu arritur.

Braziliani Pele ka realizuar në fanellën e Santos plot 643 gola.

A mendoni se Messi mund ta thyej këtë rekord?