Emocione të mëdha në Champions, PSG fiton kryendeshjen ndaj Liverpool

Sport November 28, 2018 - 23:09
Lexo Detajet

Paris Saint Germain kanë fituar 2-1 ndaj Liverpool në kryendeshjen e kësaj xhiroje të Champions League, shkruan zeri.info.

Ndeshja u vendos në pjesën e parë kur Bernat në minutën e 13 dhe Neymar në minutën 37 dyfishuan për ‘parizienët’ përpara se Milner të shënonte në fund të pjesës së parë nga penaltia.

Në ndeshjen tjetër të grupit Napoli mposhti lehtësisht Crvena Zvezdën me rezultat 3-1. Mertens me dy gola dhe Hamsik shënuan për vendasit kurse për mysafirët golin e nderit e shënoi El Fardou.

Në këtë grup prinë Napoli me 9 pikë e ndjekur nga PSG me 8 ndërsa Liverpool është e treta me 6 sosh. Në vendin e fundit Zvezda ka 4 pikë. Në ndeshjen e fundit në Anfield luhet Liverpool-Napoli kurse në Beograd Zvezda e prêt PSG-në.

Në sfidat e tjera Tottenham mposhti 1-0 Interin, për t’i ngjallur shpresat për kualifikim. Eriksen shënoi golin e vetëm në minutën 80.

Në ndeshjen tjetër të grupit Barcelona mposhti 2-1 në Eindhoven PSV-në. Messi dhe Pique shënuan për ‘katalanasit’ për 2-0 përpara se de Jong të shkurtonte për vendasit.

Në këtë grup Barcelona e ka siguruar kalimin tutje me 13 pikë kurse në xhiron e fundit për një vend tutje do të luftojnë Interi me Tottenhamin, që të dyja me 7 pikë. Tottenhami i shkon Barcelonës kurse Interi e pret PSV-në.

Në ndeshjet e tjera Atletico Madrid mposhti 2-0 Monacon, Lokomotiv Moska mposhti me rezultat të njëjtë Galatasarayn, Dortmundi barazoi pa gola me Brugge dhe Porto triumfoi 3-1 ndaj Schalkes./ZERI