Fabregas sërish në radarin e Milanit
Sport
November 19, 2018 - 12:02
Detajet
Milani është duke u lidhur përsëri me një transferim të mesfushorit të Chelseat, Cesc Fabregas, transmeton zeri.info
31-vjeçari ka qenë shpeshherë në radarin e gjigandit italian gjatë viteve të fundit dhe kontrata e tij momentale me Chelsean skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Rinovimi i kontratës duket se nuk do të ndodhë dhe drejtori i Milanit, Leonardo është duke mbajtur takime me ndërmjetësues për të diskutuar situatën e spanjollit.
Fabregas nuk është i kënaqur me minutat e luajtura në “Stamford Bridge”, kështu që mund ta mendojnë largimin nga Londra.
Milani momentalisht ka nevojë të madhe për përforcime në mesfushë sepse Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura janë ë lënduar dhe do të mbesin jashtë fushave për disa muaj./Zëri