Pagat te Flamurtari, ky është premtimi i fundit për futbollistët

Pagat te Flamurtari, ky është premtimi i fundit për futbollistët

Sport nëntor 16, 2018 - 16:12

Shumica e futbollistëve të Flamurtarit vazhdojnë të mos paguhen prej më shumë se dy muaj.

Për këtë arsye, lojtarët kishin bojkotuar dy seanca stërvitore para dy javësh. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar gati 14 ditë, pjesa dërmuese e futbollistëve ende nuk kanë marrë centin.

Por, pritjeve si duket po iu vjen fundi, shkruan Gazetasheshi.com, e cila merr vesh se kryetari i klubit ka arritur të sigurojë mjetet dhe gjatë javës se ardhshme do t’iu shlyhen të gjitha borxhet futbollistëve.

Flamurtari ka pasur rezultate relativisht të mira këtë edicion.