Ky është vendimi për trajnerin që piu cigare në ndeshjen e Superligës!

Ky është vendimi për trajnerin që piu cigare në ndeshjen e Superligës!

Sport nëntor 16, 2018 - 15:55
Detajet

Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka ndenjur duarkryq pasi e ka kuptuar se trajneri i Dritës, Shpëtim Duro e ka ndezur cigaren para lojës ndërmjet Llapit dhe Dritës, shkruan Zeri.info.

Komisioni Disiplinor i FFK-së ia ka tërhequr vërejtjen e fundit trajnerit shqiptar.

“V E N D I M E:

SHPETIM  DURO; kryetrajner në klubin e futbollit “DRITA” nga Gjilani me numër të ID kartelës; 01316M59 në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për  mos respektim  të kodit  të sjelljes (tymosje e cigares para fillimit të takimit gjatë nxehjes së lojtarëve) në ndeshjen e javës së ; XV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – DRITA e zhvilluar më datë  10.11.2018 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Podujevë si dhe deklarata plotësuese e kryetrajneri  në procedure z. Shpëtim Duro)

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore  të  QORTIMIT  në  bazë  të Rregullores  disiplinore  neni  40  paragrafi 1  pika 2.”, shkruan në vendimin e këtij Komisioni. /Zëri/