Lladrovci nga Malta bën thirrje për fitore
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, po qëndron afër Kombëtares së Kosovës në Maltë.
Ai ka thënë se futbollistët e Kosovës kanë motiv dhe gatishmëri për të fituar edhe ndaj Maltës.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Lladrovcit:
Malta, ky vend në udhëkryqin mesdhetar, mik i shtetit dhe të arriturave tona, nga dje është mikpritës i djemve të përfaqësueses tonë të futbollit.
Djemt tanë, kanë motiv dhe gatishmëri ta sjellin fitoren për futbolldashësit tanë. Më shumë se kaq, janë të zotuar që ta ngrisin lartë emrin e Kosovës në vendin e merituar, në krye të grupit të Ligës së shteteve.
Te secili futbollist yni, rreh zemra e garuesit të zjarrtë, vlon shpirti i luftëtarit fer dhe dinjitoz, për lojë cilësore për ta arritur kualifikimin tonë të merituar.
Unë, ndjehem i lumtur në mesin e shqiponjave tona, futbollistëve tanë që shkëlqejnë në terrenet tona por edhe të Evropës, duke u ndjerë krenar me shtetin dhe përgjegjësinë që u është besuar.
Përpara për fitore!