Muslija e Shabani kanë vendosur për cilën kombëtare do të luajnë

Muslija e Shabani kanë vendosur për cilën kombëtare do të luajnë

Sport nëntor 15, 2018 - 21:35
Lexo detajet!

Florent Muslija dhe Meriton Shabani duket se nuk e mendojnë aktualisht të ndërrojnë përfaqësuese. Dy futbollistët e talentuar të cilët janë pjesë e klubeve të njohura të Bundesligës, Hannover dhe Bayern Munich, pavarësisht ofertave që kanë marrë për t’u bërë në të ardhmen pjesë e Kosovës dhe Shqipërisë, duket se e kanë vendosur se me cilën përfaqësuese do të luajnë në arenën ndërkombëtare.

Lojtarët kanë qenë në bisedime me stafet e të dy Federatave gjatë muajve të fundit, por kanë vazhduar të grumbullohen apo të luajnë me Kombëtaren gjermane U20. Muslija ishte edhe sot titullar dhe luajti 81 minuta në sfidën që Gjermania U20 zhvilloi kundër Italisë, e përfunduar me shifrat 3-3. Ndërsa Shabani ndoqi nga bankina këtë takim të parë të Elite League, por do të kenë mundësinë të luajë pas pak ditësh kundër Holandës.

Muslija ishte protagonist sidomos në pjesën e parë të ndeshjes, kur provoi disa herë të vinte në vështirësi portierin italian me gjuajtjet nga distanca, por pa arritur ta kalonte atë. Si ai, ashtu edhe Shabani shihen si futbollistë të cilët do të jenë pjesë kryesore e grupit të lojtarëve të cilët do të luajnë me U21 të Gjermanisë në eliminatoret e Evropianit të ardhshëm. /Insporti

Image