Të gjithë menduan se do ndahen, por Ronaldo dhe Georgina gati për martesë?

Të gjithë menduan se do ndahen, por Ronaldo dhe Georgina gati për martesë?

Sport nëntor 15, 2018 - 17:37
Lexo detajet!

Cristiano Ronaldo është një ndër lojtarët më të mirë në dekadës së fundit. Ndër vite janë të shumta femrat që kanë pretenduar se kanë pasur flirt, apo edhe janë lidhur me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

E ndërkohë që po vuante akuzat për përdhunim, një tjetër femër doli në dritë dhe tha që ka një marrëdhënie të veçantë me Ronaldon me të cilin ka flirtuar disa herë.

Por Ronaldo dhe Georgina s’i kanë vënë re këto thashetheme dhe mesa duket ylli i futbolliti ka propozuar për martesë të dashurës së tij.

Gazeta më e shitur në Portugali, ‘Correrio da Manha’ raporton se Georgina ka pranuar propozimin e Ronaldos dhe ka nisur provat e fustaneve të nusërisë.

Çifti po jetojnë si burrë e grua në Itali dhe kanë një vajzë një vjeçe, Alana Martina. Përveç vogëlushes, Ronaldo ka dhe tre fëmijë të tjerë, për të cilët kujdeset edhe Georgina.

Dyshja e njohur janë fotografuar së fundmi me unaza të njëjta të firmës ‘Cartier’ gjatë një darke romantike në Londër.

Sipas disa burimeve të gazetës portugeze shumë pak persona e dinë që Ronaldo do të martohet. /Intv

Image 
Image