Luboteni dorëzohet para turqve

Luboteni dorëzohet para turqve

Sport nëntor 08, 2018 - 20:37
Lexo detajet!

Luboteni është dorëzuar përballë skuadrës turke, Ziraat Bank Ankara, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, shkruan Zeri.info.

Skuadra kosovare e volejbollit është mposhtur 0:3 në sete (13:25, 18:25 e 20:25), në meçin e vlefshëm për rrethin e dytë të Challenge Cup.

Luboteni do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit pas një jave në Turqi në kërkim të mrekullisë, edhe pse nuk do të ketë punë aspak të lehtë për ta përmbysur disavantazhin. /Zëri/

Albulena