Përleshje masive e 3 kartona të kuq në Galatasaray-Fenerbahce (VIDEO)
Sport
November 02, 2018 - 22:04
Detajet
Derbi ‘interkontinental’ mes Galatasaray dhe Fenerbahces në Superligën turke as këtë herë nuk ka kaluar pa incidente, shkruan zeri.info.
Lojtarët e të dy skuadrave dhe jo vetëm janë përfshirë në një përleshje fizike që ndodhi pas ndeshjes. Nga kjo përleshje, Ndiaye nga vendasit dhe Jailson e Soldado nga mysafirët u ndëshkuan me të kuq
Përndryshe ballafaqimi u mbyll me rezultat 2-2. Donk dhe Linnes çuan në 2-0 rezultatin për vendasit para se të barazonin Valbuena nga penaltia dhe Jailson.
Me këtë rezultat, Galatasaray pozicionohet e dyta me vetëm një pikë më pak se Basaksehir kurse Fenerbahce mbetet në vendin e 15 me vetëm 10 pikë të grumbulluara./ZERI