Wanda Nara, lotë dhe puthje të zjarrtë Icardit pas golit
Sport
October 22, 2018 - 14:51
Detajet
Wanda Nara u shfaq e entuziazmuar në përfundim të derbit Inter-Milan. Bashkëshortit dhe njëkohësisht klienti i saj, Mauro Icardi, i dhuroi kënaqësi pa fund me golin e realizuar me kokë në minutat shtesë, por jo vetëm.
Maurito, sapo kryesori vërshëlleu për fundin e sfidës, vrapoi të përqafonte pikërisht Wandan, duke i dhuruar një puthje të zjarrtë. Bukuroshja argjentinase, në fakt, nuk i përmbajti lotët në momentin e golit, arsyeja është e thjeshtë për t’u kuptuar.