Henry do të emërohet trajner i Monacos, zyrtarizimi të shtunën

Sport October 12, 2018 - 23:30
Lexo tjera detaje

Thierry Henry, legjenda e Arsenal, duket se është afër një kapitulli të ri në karrierën e tij.

Kësaj radhe jo si lojtar, por po mendon të rikthehet si trajner.

Pas një kohe të kaluar si zëvendës trajner i Kombëtares së Belgjikës, Thierry Henry është afër nënshkrimit me Monacon, për tu emëruar si trajner.

Sipas “L’equipe”, francezi ka arritur marrëveshje tre vjeçare me klubin e Monacos dhe gjithçka do të mbyllet të shtunën.

Henry gjithashtu ka mbrojtur ngjyrat e Monacos prej vitit 1993-1999.