Putin e ka një kërkesë për babain e Khabibit

Putin e ka një kërkesë për babain e Khabibit

Sport tetor 10, 2018 - 23:30
DETAJET

Khabib Nurmagomedov u prit si hero në Rusi të hënën mbrëma pas fitores që kishte arritur ndaj Conor McGregor

Mijëra tifozë ishin mbledhur në Anzhi Arena për të festuar fitoren e Khabibit kundër McGregor, transmeton GazetaMetro.

Khabib pasi mposhti McGregorin filloi përleshjen me ekipin e irlandezit dhe ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak Abdulmanap Nurmagomedov[babait të Khabibit].

“Unë do të vendos një ndëshkim më të ashpër sesa UFC,” ka thënë Abdulmanap.

“Unë e paralajmërova atë. Për mua, disiplina vjen së pari. Ju bëni gjithçka që dëshironi në oktagon, por jashtë, jo, aty ka fëmijë, gra dhe shumë të huaj,”.

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë i ka pritur të mërkurën në takim Khabibin dhe Abdulmanap dhe ka kërkuar nga ky i fundit që mos ta dënojë kampionin rus.

“Unë do t’i kërkoj babait tuaj që të mos ju dënojë shumë, sepse ju keni bërë një arritje të madhe,” ka thënë Putin