Hazard nuk mund t’ia dalë i vetëm

Sport October 02, 2018 - 11:16
Detajet

Ish-mbrojtësi i Chelseat, Frank Sinclair thotë se klubi londinez do të vuajë që të garojë për tituj nëse bashkëlojtarët e Eden Hazardit nuk shënojnë gola, transmeton zeri.info

Chelsea momentalisht gjendet në vendin e tretë në Premierligë, dy pikë prapa kreut të tabelës dhe Hazard ka qenë në një formë të jashtëzakonshme duke shënuar gjashtë gola nga shtatë ndeshje.

Por, problem mbetet shterpësia e sulmuesve Alvaro Morata dhe Olivier Giroud.

“Kur shikoni ekipe si Manchester City dhe Liverpooli, ata kanë një fuqi sulmuese që mund të realizojnë 60 gola së bashku. Eden Hazard s’mund t’ia dalë i vetëm. Giroud nuk njihet si shënuar i më shumë se 20 golave dhe Morata momentalisht është duke hasur në vështirësi”, tha Sinclair.