Hazard zbulon votën e tij për çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë në botë

Hazard zbulon votën e tij për çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë në botë

Sport shtator 24, 2018 - 19:59
Lexo detajet

Eden Hazard ka zbuluar se votën e tij për më të mirin e botës e ka dhënë për Luka Modric.

Mesfushori i Chelsea ka mbërritur në ceremoninë ‘The Best’ të organizuar nga FIFA, për të shpërblyer më të mirët në futboll.

Në garë për futbollistin e vitit janë Luka Modric, Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo.

LEXO EDHE: Ceremonia e ndarjes se çmimit për më të mirët në futboll nga FIFA –Live

Hazard ka zbuluar se ka votuar për Modricin, por do të dëshironte që këtë çmim ta fitonte miku i tij, Mohamed Salah.

“Unë kam votuar për Modricin, por për mua Mohamed Salah është miku im, dhe do të doja ta fitonte”, ka deklaruar Hazard.