Liverpooli merr edhe fitoren e gjashtë radhazi, ruan kreun në Ligën Premier

Liverpooli merr edhe fitoren e gjashtë radhazi, ruan kreun në Ligën Premier

Sport shtator 22, 2018 - 18:01
Lexo detajet

Liverpooli ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 3-0 në ndeshjen ndaj Southamtonit, e cila ishte e vlefshme për javën e gjashtë të Ligës Premier.

Modeli i ri Peugeot 508 më në fund vjen në Kosovë!

Skuadra e Jurgen Klopp ka vazhduar me formë të lartë dhe seri të qind për qind të fitoreve edhe pas ndeshjes së gjashtë në kampionat.

Pjesa e parë e ndeshjes foli në të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta shënuan edhe tri gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 10-të minutave lojë dhe ishte Wesley Hoedt, i cili shënoi autogol për 1-0 pas një goditje të shqiptarit Xherdan Shaqiri.

Modeli i ri Peugeot 508 më në fund vjen në Kosovë!

Luhej minuta e 21-të e ndeshjes dhe në skenë doli mbrojtësi Joel Matip që shënoi me kokë për 2-0 pas harkimit të saktë nga Trent Alexander-Arnold.

Kur pritej të përfundonte pjesa e parë një goditje e fortë e Shaqirit nga gjuajtja e lirë u ndal nga transversalja dhe topi i rikthyer u shfrytëzua nga Mohamed Salah, i cili e qoi skuadrën e tij në pushim me rezultat 3-0.

Në pjesën e dytë, Liverpooli vazhdoi dominimin e tyre, por edhe përkundër rasteve të shumta nuk arriti të shënojë gola tjerë dhe u desh të pajtohet me rezultatin e pjesës së parë.

Pas kësaj fitore, Reds udhëheqin kampionatin me pikë të plota, 18, ndërsa Southamtoni renditet i 14-ti me pesë pikë.

 

 

Në ndeshjen e radhës, lideri i kampionatit udhëton te Chelsea, ndërsa Southamptoni luan përsëri në udhëtim, kësaj radhe te Wolves. /Telegrafi/