Chelsea dominon por shënon vetëm një gol në Selanik

Chelsea dominon por shënon vetëm një gol në Selanik

Sport shtator 20, 2018 - 21:11

Chelsea ka fituar ndeshjen e parë të Europa Ligës me rezultat 0-1 si mysafir i PAOK’ut. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi William në minutën e shtatë te ndeshjes
Chelsea e ka kontrolluar dhe dominuar ndeshjen me PAOK’un në Selanik sonte duke e mposhtur me rezultat 0-1.

Pjesa e parë filloi furishëm nga Chelsea, derisa në formacionin zyrtar të kësaj skuadre kishin startuar edhe disa nga lojtarët kryesor të saj.

Një kundërsulm i shpejt bëri që të vije edhe tek goli i parë që e shënoi William.

Chelsea ka pasur mundësi që të shënonte edhe dy gola në këtë pjesë nëse sulmuesit e saj do të tregoheshin më të kujdesshëm.

PAOK tregohen më të kujdesshëm në pjesën e dytë dhe arrin që të mbrohen mirë dhe disa herë zbresin poshtë me kundërsulme të ndryshme.

Vlen të theksojmë se në këtë ndeshje, tifozët e PAOK’ut kanë shpalosur edhe një pankartë me mesazhe politike, me mbishkrimin “Ka vetëm një Maqedoni” duke aluduar në marrëveshjen e fundit Greqi – Maqedoni për emrin.

Me këtë fitore Chelsea është në vendin e dytë pas Bate Borisov, të cilët fituan me rezultat 0-2 kundër Vidieton.