Ronaldo ndëshkohet me të kuq në debutimin me Juven në Ligën e Kampionëve

Ronaldo ndëshkohet me të kuq në debutimin me Juven në Ligën e Kampionëve

Sport shtator 19, 2018 - 21:46
Lexoni më shumë detaje

Cristiano Ronaldo është përjashtuar në ndeshjen e tij të parë me Juventusin në Ligën e Kampionëve.

Superylli portugez ishte i përfshirë në një incident me mbrojtësin e Valencias, Jeison Murillo.

U dyshua për një goditje josportive të Ronaldos ndaj mbrojtësit kolumbian, por gjyqtari Felix Brych vendosi që të ndëshkojë sulmuesin e Juventusit.

Me të mësuar verdiktin e gjyqtarit, Ronaldo nuk arriti t’i besonte syve duke e përjetuar keq përjashtimin.

Juventusi kishte dominim të plotë në takimin që po zhvillohet në Mestalla.

Ky është debutim i keq për CR7 me Juven në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/