ZYRTARE: Dje u emërua trajner, sot Imami jep dorëheqje nga Besa

Sport September 15, 2018 - 20:10
Lexo detajet

Besa e Pejës nuk i ka punët mirë me trajnerë. Fillimisht u largua Ismet Munishi ndërkohë që pas ndeshjes së sotme me Fushë Kosovën, është larguar edhe Astrit Imami.

Besa e humbi këtë takim që u zhvillua në stadiumin ‘Ekrem Grajçevci’  me shifrat 1:0.

Imami e konfirmon lajmin për Insporti.com duke i zbuluar problemet e mëdha në klub.

“Besa është në krizë të madhe dhe pas ndeshjes së sotme jam larguar. Klubi ka probleme të brendshme. Pas Ismet Munishit largohem edhe unë, pasi që punët nuk janë aspak mirë”, deklaroi Imami.

“Më vjen shumë keq, pasi që Ismeti e ka bërë një punë të madhe së bashku me mua. Shpresoj se Besa do të këndellet”, shtoi Imami, fitues i Kupës së Kosovës me Besën, vite më parë.

Besa është edhe në krizë financiare pasi lojtarët nuk janë paguar tash e dy muaj.

Ata e kanë luajtur ndeshjen e sotme pasi që kanë marrë premtime se borxhet ndaj tyre do të shlyhen të martën që vjen. Gazetaolle