Kjo është deklarata e Rashicës pas golit fantastik!

Kjo është deklarata e Rashicës pas golit fantastik!

Sport shtator 03, 2018 - 10:25

Milot Rashica ndihet mjaft i lumtur për golin, që e shënoi gjatë fundjavës ndaj Eintracht Frankfurtit, shkruan Zeri.info.

Futbollisti kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 83-të, ndërsa ai ia siguroi fitoren Werder Bremenit me golin e shënuar nga gjuajtja e lirë në minutën e 96-të.

“Një paraqitje e shkëlqyeshme e ekipit sot. Mbështetje fantastike nga tifozët tanë. Mjaft i lumtur për golin e parë sezonal”, ka shkruar përfaqësuesi kosovar në rrjetet sociale. /Zëri/