Kjo është deklarata e trajnerit të Prishtinës pas ndeshjes së Superkupës

Sport August 13, 2018 - 22:09

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa e ka komentuar ndeshjen e Superkupës së Kosovës, të cilën ekipi i tij e humbi me rezultat 1:2 nga Drita.

Trajneri shqiptar është shprehur se Bardhekaltërve iu kanë kushtuar gabimet që i bënë dhe ka kërkuar që skuadra e tij në të ardhmen të jetë më e vëmendshme.

“Kur gabon, pëson. 1:0 u mbyll pjesa e parë, por në pjesën e dytë Drita e ngriti lojën e saj. Ne kishim dy raste të mira me Khalidin në pjesën e dytë, duhet të tregoheshim më të vëmendshëm. Kështu e ka futbolli, ai ekip që fiton e meriton fitoren, ne duhet të jemi shumë më të kujdesshëm sidomos në qarkullimin e topit, që të mos ia dorëzojmë kundërshtarin”, ka thënë Josa për Supersport.

“Ne duhet të ishim shumë më të kujdesshëm në qarkullimin e topit, e jo ta humbim atë”, shtoi ai.

“Ishte një ndjesi shumë e mirë të luajmë në stadiumin e rinovuar, qoftë për cilësinë e futbollit, qoftë për publikun, i cili vjen dhe sheh futboll të bukur”, përfundoi Josa. /Zëri/