Drita fiton Superkupën e Kosovës
Foto: Driton Bublaku

Drita fiton Superkupën e Kosovës

Sport gusht 13, 2018 - 21:53
LAJMI I FUNDIT

Drita është fituese e Superkupës së Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Kampionia e Kosovës e ka mposhtur fituesen e Kupës me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjilanasit kanë fituar me përmbysje pasi prishtinasit kanë udhëhequr të parët me Gauthier Mankendan në pjesën e parë, ndërkohë që e kanë qëlluar shtyllën tri herë me Jasharovskin, Hoxhën dhe Mankendan.

Ndërkaq, në pjesën e dytë gjilanasit janë rikthyer furishëm duke e barazuar fillimisht rezultatin me Fidan Gërbeshin, i cili shënoi nga penalltia.

Kurse, Betim Haxhimusa me golin e shënuar në minutat e fundit ia siguroi Dritës trofeun e parë në histori të Superkupës së Kosovës. /Zëri/